Ish-gruaja e Ukshin Hotit: Vajza ime nuk ka marrë asnjëherë para në emër të babait të saj!

Ish- bashkëshortja e veprimtari Ukshin Hotit, Edi Shukriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, derisa ka sqaruar se vajza e tyre, Erleta Hoti, nuk ka përfituar asnjëherë para në emër të babait të saj.

Lajme

07/10/2018 12:20

Në reagimin e saj ajo shkruan se në vitin 1999 ka marrë një telefonatë ku i është thënë se janë grumbulluar mjete financiare në emër të fëmijëve të Ukshin Hotit, për të cilat ajo thotë se nuk i kishte pranuar, përcjell lajmi.net

“Erleta Hoti, vajza e madhe e Ukshin Hotit, nuk ka marr asnjëherë shumë financiare të mbledhura në Zvicër apo edhe gjetiu për fëmijët e Ukshin Hotit!”, ka shkruar Shukriu.

Ky është postimi i saj i plotë:

Për hir të miqve informoj se:

Erleta Hoti, vajza e madhe e Ukshin Hotit, nuk ka marr asnjëherë shumë financiare të mbledhura në Zvicër apo edhe gjetiu për fëmijët e Ukshin Hotit!

Për hir të së vërtetës diku në gusht 1999 më ka telefonuar nga Ferizaji një bashkatdhetar që jeton në Zvicër për paratë e grumbulluara në emër të fëmijëve të Ukshin Hotit. Për këtë kujdes të bashkatdhetarëve i kam falënderuar, por mjetet nuk i kam pranuar, duke i thënë se mjafton që Erleta ka bukë për të jetuar dhe të shikojnë si e kanë gjendjen dy fëmijët e tjerë.