Ish-gruaja e Sylvester Stallones, 54 vjeçe shtatzënë!

Ajo është ikonë e kinematografisë së Danimarkës, por edhe një ndër aktoret më të përfolura e këtij vendi.

ShowBiz

31/05/2018 08:12

Bëhet fjalë për Briggite Nielsen, e cila dekada më parë ishte edhe bashkëshortja e aktorit të famshëm, Sylvester Stallone.

Aktorja 54-vjeçare ka treguar se është shtatzënë përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Në një prej fotografive në Instagram, danezja shihet duke i mbajtur duart në barkun e rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/BjSyjHzHrj9/?utm_source=ig_embed

Ikona e filmit “The Eighties” e shoqëroi imazhin me shkrimin “Familja po zmadhohet” dhe më vonë shkroi “Moment i lumtur. Çaste pozitive.”, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se pas shkurorëzimit me Stallone, Brigitte u martua me producentin italian Mattia Dessin.

Ndryshe, ky është fëmija i saj i pestë pasi është nënë e Julian, 34 vjeç, Killian, 28 vjeç, Douglas, 25 vjeç dhe Raoul, 23 vjeç.

https://www.instagram.com/p/BjaM0TIn8Mt/?utm_source=ig_embed