Ish gjyqtari spanjoll thotë se goli i anuluar i Ajaxit ishte i rregullt

Goli i anuluar i Ajaxit kundër Real Madridit vazhdon të diskutohet shumë në mediet sportive nga profesionist të këtij sporti.

Sport

13/02/2019 23:45

Real Madrid mori një fitore të rëndësishme me rezultat 1:2, kur mposhti Ajaxin në ‘Johan Cruyff Arena’ në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 38’ të ndeshjes, Ajaxit iu anulua një gol, kur gjyqtari pas konsultimit me VAR konstatoi se lojtari i skuadrës vendase ishte në pozitë jashtë loje, pas goditjes së topit nga Nicolas Taglifico.

Por kështu nuk ka menduar ish gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver.

Oliver, duke e komentuar këtë gol ka thënë se goli i Ajax ka qenë i rregullt.

“Sa më shumë që i shoh pamjet, aq më shumë bindem se goli ishte i rregullt”, tha Andujar për Radio MARCA.

“Tadic nuk e pengoi Courtoisin, ai nuk pati kurrfarë ndikimi”, shtoi ai./Lajmi.net/