Ish futbollisti shqiptar dënohet për kurdisje (FOTO)

Personi në fjalë, i identifikuar në letrat e gjykatës vetëm si shtetas i datëlindjes 1970 dhe ish-futbollist me banim në Gjermani.

Sport

04/11/2016 09:54

Një prej tyre, i paidentifikuar me emër nga mediat austriake dhe gjykata e Klagenfurtit, është dënuar me 10 muaj burg me kusht si dhe 1200 euro gjobë për rolin që kishte në këtë çështje që tronditi në themel futbollin austriak dhe solli për herë të parë dënimin me burg të dy futbollistëve profesionistë, Sanjel Kuliç dhe Dominik Taboga.

Personi në fjalë, i identifikuar në letrat e gjykatës vetëm si shtetas i datëlindjes 1970 dhe ish-futbollist me banim në Gjermani, ka qenë pjesëmarrës i manipulimit të tre ndeshjeve në vitet 2010-2011, shkruajnë mediat austriake, përcjell Panorama Sport.

Dy prej këtyre ndeshje u luajtën në tetor 2010, ndërsa një tjetër në dhjetor 2011. Sipas dëshmive në gjyqin që u zhvillua sot në Klagenfurt, personi në fjalë kishte shërbyer si përkthyes mes një personi të mafies së basteve shqiptare dhe një futbollisti.

Një herë tjetër, para një ndeshje, ai i dorëzoi një valixhe me para gruas të një ndërmjetësi shqiptar. Ai deklaroi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me këto para. Në seancën gjyqësore ai kërkoi falje për atë që kishte bërë dhe pranoi se ishte turpëruese që ishte përfshirë në një çështje të tillë.

Gjatë të gjithë dëshmisë, ish-futbollisti shqiptar deklaroi se nuk kishte shkelur asnjëherë më parë ligjin dhe nuk kishte përfituar asgjë nga veprimet e tij. Ai kishte shpresuar se duke u bërë pjesë e këtij sistemi, do të gjente punë si trajner apo menaxher në Austri. Ish-futbollisti profesionist, baba i dy fëmijëve, deklaroi se aktualisht jetonte me asistencë shtetërore në Gjermani.

Gjykatësi nuk ka dhënë ende vendimin përfundimtar rreth dënimit me 10 muaj burg me kusht dhe gjobës prej 1200 eurosh, por ai pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.