Ish futbollisti i Real Madridit transferohet në Barcelonë (FOTO)

Barcelona është në negociata me Napolin për transferimin e sulmuesit Jose Maria Callejon.

Sport

26/05/2016 09:08

Një ish futbollist i Real Madridit mund të transferohet në Barcelonë.

Gjiganti katalan ka shprehur interesim për angazhimin e sulmuesit të Napolit, Jose Maria Callejon.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka njoftuar se Barcelona ka ofruar 18 milionë euro për blerjen e tij, përcjell ‘Lajmi.net’.

Por, klubi italian është kundërpërgjigjur duke theksuar se Callejon vlen plot 30 milionë euro.

Menaxheri i futbollistit, Manuel Garcia Quilon është takuar me disa drejtues të Barcelonës të mërkurën për të negociuar rreth mundësisë së transferimit në Camp Nou.

Callejon luajti për kategoritë e reja të Real Madridit dhe ishte pjesë e klubit nga Santiago Bernabeu deri më 2013.