Ish futbollisti i Prishtinës, Arianit Ahmeti: “Remzi Ejupi në FFK më quante avokat, ndoshta ka të meta psiqike”!

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, mbrëmë e ofendoi zëvendës sekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, të cilin e quajti shofer gjatë intervistës në Interaktiv.

Sport

19/05/2018 14:21

Arianiti kujton edhe kohën kur ishte pjesë e KF Prishtinës.

“Duhet së pari ta shohim se kush e ka dhënë atë deklaratë. Ai (Remzi Ejupi) kur ishte në takimin me Vokrrin, më quajti disa herë në prani të të tjerëve avokat. Ndoshta ai nuk më njeh mirë, sepse nuk i përket botës së sportit, por unë kam qenë për shumë vjet futbollist i Prishtinës”, thotë Ahmeti për “GazetaOlle.com”.

arianit

Ejupi tutje tha se Ahmetin e ka sjell Astrit Haraqia (ish ministër i Sportit) në FFK, gjë që zëvendës sekretari i FFK-së, tregon të kundërtën. “Ejupi ka qenë prezent në Kuvend kur janë bërë ndryshimet me statut, dhe ajo pozitë nuk është shpikur. Unë jam emëruar në këtë pozitë me propozimin e sekretarit të përgjithshëm (Erol Salihu), dhe më pas propozimin e ka miratuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, sqaron tutje Ahmeti.

Ai akuzon rëndë numrin një të Prishtinës, për të cilin thotë se: “Pas debatit që e panë të gjithë të zhvilluar gjatë ditës (debati në Telegraf), u pa mbrëmë se ku paska qenë qëllimi i një njeriu që ndoshta mund të quhet se ka të meta psiqike”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, Ejupi deshi që me deklarata ta nxisë sërish situatën dhe ta prish festën e madhe të së dielës dhe një kampionat korrekt.

Akuzat vijnë pasi MKRS vendosi që ndeshja Prishtina – Drita të mos luhet në stadiumin e Prishtinës, derisa për këtë vendim Prishtina akuzoi FFK-në.