Ish futbollisti i Atletico Madridit vdiq nga rrëzimi i aeroplanit (FOTO)

Cleber Santana është në mesin e viktimave në aeroplanin e rrëzuar në Kolumbi.

Sport

29/11/2016 12:11

Ish futbollisti i Atletico Madridit, Cleber Santana është në mesin e viktimave në tragjedinë e aeroplanit të rrezuar në Kolumbi, raportojnë mediat spanjolle.

Ekipi brazilian ishte duke udhëtuar për në Kolumbi, ku do ta zhvillonte finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, ndaj Atletico Nacional.

Dhe, mesfushori Santana nuk doli i gjallë nga rrëzimi i aeroplanit ku humbën jetën 76 persona, përcjell “Lajmi.net”.

Ai luajti për Atletico Madridin nga viti 2007-2010.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.