Ish diplomatët: Rusia vazhdon të ndërhyjë në zgjedhjet në Evropë

Ish diplomatët amerikanë dhe evropianë si dhe ekspertë të tjerë politikë, kanë paralajmëruar se po vazhdon ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet në Evropë.

Bota

28/06/2017 19:22

Ata thanë se Uashingtoni dhe Brukseli duhet të bashkëpunojnë më shumë rreth kësaj çështje.

Duke folur para Komitetit të Senatit për Intelegjencë në SHBA, ish ambasadori malazez i NATO-s, Vesko Garceviq, ka përmendur një rast me të cilin është përballur vendi i tij në vitin 2016.

Garceviq ka thënë se Rusia ka financuar parti pro ruse në Serbi, duke tentuar të shkatërrojë procesin e antarësimit të Malit të Zi në NATO.

Nicholas Burns, ish zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, ka thënë se Rusia nuk e ka shënjestuar vetëm Malin e Zi, por edhe zgjedhjet e fundit si dhe ato që pritet të mbahen në Holandë, Francë dhe Gjermani.

Janis Sarts, i cili udhëheq në Riga një kompani të financuar nga NATO, ka thënë se zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë kanë treguar një mënyrë të mirë se si duhet përgjigjur ndaj përpjekjeve të Rusisë për shpërndarje të dezinformatave.

Komiteti i Senatit është vetëm një nga panelet të cilat janë duke hetuar mbi dyshimet rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.