Ish-Deputetja e LDK-së: Qeveria gjithëpërfshirëse është zgjidhje

Melihate Tërmkolli, ndonëse vet nuk është pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, ajo u ka dhënë instruksione deputetëve të Kuvendit të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes për daljen nga bllokada institucionale.

Lajme

23/08/2017 17:51

Sipas ish-deputetes së LDK-së, në kësi situate nevojitet krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Në situatën në të cilën jemi, kur asnjë bllok parlamentar nuk po arrinë ta bëjë një shumicë stabile për të qeverisur, kur rivalitetet politike herë herë po shfaqen me konotacione ekstreme, e kur krejt kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shtetin e qytetarët, konsideroj se zgjidhja do të ishte,” Qeveri e përbashkët”, nga të tri blloqet politike parlamentare”, thotë Tërmkolli në një deklaratë dërguar mediave.

“Me këtë do të arrihej edhe zgjidhja bashkërisht e të gjitha çështjeve të mëdha si: demarkacioni, bisedimet me Serbinë, ushtria, ndryshimi i Kushtetutës, hartimi i Kodit zgjedhorë, çështja e Gjykatës Speciale. Pa akuza, pa armiqësi me njëri tjetrin”, deklaron ajo.

“Pas një viti, mbase mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare”, propozon tutje Milehate Tërmkolli.