Ish-banorja e Big Brother: Ledri Vula nuk më duket aspak tërheqës

Gerta Shino është njëra nga vajzat e cila u bë e njohur për publikun nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother Albania’.

ShowBiz

16/10/2018 17:21

Prej asaj kohe, ani pse nuk kishte qëndruar gjatë brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, mblodhi rreth vetes një numër të madh të fansave, shkruan lajmi.net.

Ajo tashmë e ka edhe kanalin e saj në Youtube për t’i mbajtur sa më afër vetes fansat dhe në një video të fundit ka folur për Ledri Vulën.

Gertën, reperi i njohur shqiptar nuk e tërheq aspak si mashkull.

‘Ledri Vula më pëlqen si këngëtar por asnjëherë më shumë se këngëtar, nuk më duket tërheqës. Nuk e di pse shumë vajzave u duket shumë i mirë”, ishin fjalët e saj.

Kujtojmë se ajo aktualisht është duke jetuar në Oslo të Norvegjisë me të dashurin e saj Florentin  dhe të dy bashkë e përbëjnë një çift perfekt./Lajmi.net/