Ish-avokati i Trumpit mund ta pranojë fajësinë

Dy njerëz që kanë dijeni mbi hetimet për çështje financiare të ish-avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Michael Cohen, thonë se avokatët e tij janë në negociata me prokurorët që mund të rezultojnë shumë shpejt në një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga zoti Cohen.

Bota

21/08/2018 22:32

Sipas pesonave në fjalë që komentuan në kushte anonimiteti, Cohen mund të pranojë fajësinë në gjykatën federale të Manhatanit, nëse është arritur një marrëveshje që kërkon si shkëmbim bashkëpunimin e tij me qeverinë.

Michael Cohen ishte avokati personal i Presidentit Trump deri para disa javësh.

Prokurorët po e hetojnë atë prej muajsh për mashtrime të mundshme që lidhen me bizneset e tij. Më 9 prill FBI-ja bastisi dhomën e tij të hotelit, shtëpinë dhe zyrën, duke tërhequr prej andej më shumë se 4 milionë dokumente dhe objekte të tjera.