Ish-avokati i Fatmir Limajt emërohet shef për hetimin e ISIS-it në Irak

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka emëruar Karim Asad Ahmad Khan, si Këshilltar Special dhe Shef të Ekipit që pritet ta hetojë Shtetin Islamik (ISIS) dhe aksionet e tyre në Irak, transmeton Insajderi.

Bota

02/06/2018 10:27

Karim Khan, kohë më parë kishte qenë avokat i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, kur ky i fundit po gjykohej nga EULEX-i për krime lufte dhe korrupsion.

Si udhëheqës i trupit mbrotjës të Fatmir Limajt, Khan kishte arritur që ta shpall të pafajshëm në dy aktakuzat ndaj kryetarit të Nismës Socialdemokrate.

Emërimi i avokatit Khan, është vendimi i parë i krijimit të këtij lloji të ekipit që do të hetojë krimet kundër njerëzimit, që ISIS i bën në shtetin e Irakut.

Ai është një avokat dhe Këshilltar i Mbretëreshës me më shumë se 25 vjet përvojë në ligjin penal ndërkombëtar dhe avokat i të drejtave të njeriut.

Ai ka përvojë të madhe si prokuror, avokat mbrojtës në gjykatat penale vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë mbrojtjen e shumë personaliteve të njohura botërore në gjykime të ndryshme, Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën, si në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat Kamboxhia, Tribunali Special për Libanin dhe Gjykata Speciale për Sierra Leone.

Khan kishte marrë diplomën Bachelor of Laës me Honors nga familja Mbretërore, në Universitetin e Londrës.

Po ashtu, Khan ka studiuar dhe ligjëruar mbi ligjin islamik (i quajtur Sheriat)  dhe ka publikuar punime të shumta në fushën e drejtësisë.