Ish- anëtarja e Vetëvendosjes për Molliqajn: Me vjen keq që s’i kam ra shuplakë

Njëra nga ish- figurat e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, tash pjesë e PDK-së e ka kujtuar periudhën kur kishte dashur t’i bije në shuplakë Dardan Molliqajt, deputetit të Vetëvendosjes.

Lajme

14/12/2017 18:26

 

Në RTV Dukagjini, ajo flet për linçimin që Molliqaj ia kishte bërë sa ishte pjesë e tyre.

“ Mu Dardani kur ma ka bo linçimin, mu më vjen keq që, atëherë më vjen keq që kam dashtë me i ra në shuplakë. Por edhe më vjen keq që nuk i kam ra në shuplakë”, thotë ajo gjatë emisionit.

Ky subjekt politik ditëve të fundit ka pësuar përçarjen më të madhe brendapartiake që nuk është parë deri më tani.

Lëvizja Vetëvendosje tani ka brenda vetes dy grupacione, ata që po e përkrahin Albin Kurtin dhe të tjerët që po rreshtohen krah Molliqajt.