Ish-anëtari i KQZ-së: Transporti i votuesve nga Vetëvendosje konsiderohet vepër penale

Në ditën e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje u raportua se kishte mobilizuar aktivistët që të transportojnë votuesit deri tek qendrat e votimit, në këmbim të votës për Shpend Ahmetin.

Lajme

21/11/2017 23:34

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dikur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se një organizim i tillë, i kamufluar si një OJQ, përveç se është shkelje ligjore mund të përmbajë edhe elemente të veprës penale.

“Kemi 11 vepra penale të parapara sipas kodit penal sa i përket të drejtës së votimit dhe në të gjitha këto raste parashihet që presioni, ofrimi, çfarëdo përfitimi i pamerituar me qëllim të ndikimit tek votuesi parashihen si vepra penale”, është shprehur Dushi në RTV21.

Ai ka shtuar se organet kompetente kanë argumente të mjaftueshme të merren me hetimin e këtij rasti.

Dushi ka treguar se një OJQ e tillë as që ekziston në regjistrin e OJQ-ve, tek Ministria e Administratës Publike

YouTube player