Ish-anëtari i KQZ-së publikon dokumente për manipulimin e votave në Prishtinë (Foto)

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje të votave në Prishtinë.

Lajme

20/11/2017 20:43

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook ato që ka thënë se janë dokumente zyrtare, që gjoja tregojnë dallaverxhinjtë e procesit zgjedhor në Prishtinë.

“Dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtet të procesit zgjedhor në Prishtinë…asnjë dallaver eventual nuk do të kalojë, vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e djeshme, duhet të pastrohet dhe qartësohet!”, ka shkruar Dushi në rrjetin social.