Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel: Kumanova skenar i shërbimeve sekrete (Video)

Profesori universitar dhe ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka thotë se ajo që ndodhi në Kumanovë ishte skenar i shërbimeve sekrete që synonin destabilizimin e Maqedonisë.

Lajme

16/05/2015 22:14

Në emisionin Argument Plus të RTV21 Reka tha se përfshirja e disa shtetasve të Kosovës nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

aa

Reka theksoi se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të japin përgjegjësi se ende nuk arritën që ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe.

Ndërsa për ata që mendojnë në shpërbërjen e shtetit të Maqedonisë, profesor Reka thotë se fillimisht duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të mendojnë se si mund të lejojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të vihet në diskutim një vend ku ato kanë investuar aq shumë.

YouTube player