Ish-aktivisti i Vetëvendosjes: Shpend Ahmeti po mashtron myslimanët

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili pas shërbimit gjashtë vjeçar në Vetëvendosje, në vitin 2016 aderoi në PDK, ka nxjerrë në pah një të vërtetë të hidhur për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

15/07/2017 11:32

Duke iu referuar emrave që e kanë nënshkruar peticionin për kundërshtimin e ndërtimit të xhamisë në Prishtinë, Muhaxheri ka thënë që janë të njëjtët emra që i shërbejnë Lëvizjes Vetëvendosje si pjesë e shoqërisë civile kurdo që kanë nevojë.

Këtë, Muhaxheri e ka quajtur lojë të Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shpendi nuk është lider që të përballet me presionin e mijëra myslimanëve që kanë nevojë për këtë xhami, por fshihet pas këtij grupi njerëzish të ashtuquajtur shoqëri civile për të vendosur kundër ndërtimit të xhamisë. Kjo i bien se votat ua morët kinse me premtimin për shami dhe lëndën e mësimbesimit nëpër shkolla, tash kur nuk ju duhen më, sepse nuk i fituat zgjedhjet, po hakmerreni duke mos lejuar ndërtimin e xhamisë”, ka shkruar Muhaxheri.

Ky është statusi i tij i plotë:

Veq ta dijme ku jemi…

Kjo është lista pjestarëve te shoqërisë civile që po e kundërshtojnë ndërtimin e një Xhamie në Prishtinë shumica nga këta janë përdorë nga Partia Vetëvendosje për te krijuar opinion si të pavarur kunder çdo gjëje në Kosovë dhe ja çka ndodh tash… të njejtit po perdoren nga Partia Vetevendosje kinse per ta kundershtuar ndertimin e kesaj xhamie.

Shpendi nuk eshte lider qe te perballet me presionin e mijera muslimaneve qe kane nevoj per kete xhami por fshehet pas ketij grupi njerezish te ashtuquajtur shoqeri civile per te vendosur kunder ndertimit te xhamise.

Kjo i bjene se votat ua moret kinse me premtimin per shami dhe lenden e mesimbesim neper shkolla tash kur nuk ju duhen me sepse nuk i fituat zgjedhjet po hakmerreni duke mos lejuar ndertimin e xhamise.

Te tjeret edhe mund te mos ju njohin ama une edi saktesisht kush jeni dhe deri ku mund te shkoni per ta marr pushtetin.

listtta listtat