Ish-agjentja e CIA-s dëshiron t’a blejë Twitterin për t’ia bllokuar llogarinë Donald Trump-it (Foto)

Valerie Plame Wilson dëshiron të mbrojë Shtetet e Bashkuara nga tweet e Presidentit dhe të blejë tërë shërbimin e shkurtër të lajmeve.

Fun

24/08/2017 13:06

Një ish-agjente e CIA-s dëshiron të blejë Twitter për të bllokuar presidentin e SHBA Donald Trump, transmeton lajmi.net.

Valerie Plame Wilson mblodhi më shumë se 32,000 dollarë amerikanë në një fushatë.

“Është koha për ta ndaluar atë”, shkruante ajo në faqen e internetit të fushatës së saj.

Ish-agjentja dëshiron të marrë një miliardë dollarë për të siguruar shumicën e aksioneve në shërbimin Twitter. Më pas, ajo dëshiron që Trumpin t’a përjashton nga Twitter.

Plame Wilson tha se shkrimet e Trump në Twitter janë e keqja e këtij vendi.

Me kërcënimin e një lufte atomike kundër Koresë së Veriut, ishte kulmi i shkrimeve të tij.

Në komentet e tij, ai kishte kërcënuar tashmë me luftë, duke i ofenduar armiqtë dhe aleatët dhe nganjëherë edhe papritur ndryshoi kursin politik për tema të caktuara – si muajin e kaluar, kur njoftoi se transgjinorët nuk do të shërbenin më ushtrinë amerikane. /Lajmi.net/