“Isë Isë argati i Serbisë, ndërsa tani i shkon në shtëpi”, – si ndryshoi Kurti sipas Topallit

Dy veprime të fundit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, po e bëjnë të bindur deputetin e PSD-së, Faton Topalli se Kurti ka ndryshuar.

Lajme

13/10/2018 21:07

Ulja në një tavolinë me Hashim Thaçi dhe shkuarja në shtëpi të Isa Mustafës, po e bëjnë të bindur Faton Topallin se Albin Kurti nuk është i njëjtë.

“Po Albin Kurti ka ndryshuar bukur shumë, ka qenë e pa mundur që të Kurti dhe Hashim Thaçi të ulën së bashku në një tavolinë, kjo ka ndodhë që janë ulur në një tavolinë për mua ka qenë e pamundur pas gjithë atyre që  kanë ndodhur me Isa Mustafën e lëre më t’i shkojë në shtëpi edhe kjo ka ndodhur”.

Topalli ka folur edhe për një përplasje me aktivistët e VV-së. Ka thënë se është detyruar t’ua argumentojë se Albin Kurti ka ndryshuar e jo ai.

“Në fakt unë pata shkruar një postim me katër rreshta ku pata kërkuar që të lajmërohet ata që janë të interesuar të marrin pjesë në hapjen e zyreve të PSD-së në Ferizaj dhe më janë gjuajtur aktivistët e LVV-së duke më akuzuar për tradhët e shkelje parimesh”.

“Është shumë demagogji për shkak se unë nuk kam ndryshuar qëndrime, qëndrimet e i ka ndryshuar LVV dhe në atë postim në Facebook kam treguar se kush i ka ndryshuar qëndrimet”.

“Unë nuk i kam shkuar në shtëpi Isa Mustafës i ka shkuar zotëri Kurti. LDK është përgjegjës për nënshkrimin e ‘Zajednicës’, për demarkacionin e ka votuar edhe atë. LDK jo mirëpo ish-kryeministri i Kosovës ka kërkuar mbi 1 mijë forca për të thyhen zyrat e VV-së dhe janë plagosur disa aktivistë dhe arrestuar”.

“Gjatë kohës së qeverisjes së Isa Mustafës është dërguar në burg Astrit Dehari dhe ka vdekur atje të cilin Kurti e ka akuzuar për vdekjen e tij. Ky Isa Mustafa që u quajt ‘Isë Isë argati i Serbisë’ dhe i thotë ejani qeverisim së bashku. Në qoftë se Isa Mustafa paska qenë argat i Serbisë çfarë kuptimi ka me qeverisë së bashku me të, pra kush i theu parimet”, ka deklaruar Topalli për Insajderin.