Isco-Real Madrid, ofertë “shokuese”

Real Madridi ka gati ofertën e jashtëzakonshme për Iscon.

Sport

26/03/2017 15:09

Drejtuesit e “Los Blancos”, i kanë ofruar Iscos vazhdimin e kontratës për gjashtë vjet.

Nëse e nënshkruan atë, Isco do të fitojë 6 milionë euro në sezon, përcjellë “lajmi.net”.

Sipas “Marca”, ky nxitim i Realit vjen pas interesimit të Barcelonës, që ishte afër të bënte ofertën zyrtare.

Mbetet të shihet nëse ish-mesfushori i Malagas do ta pranojë ofertën, pasi që minutazha e vogël është ajo që e shqetëson më shumë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6