Isco: Mos më krahasoni me Iniestën

Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon ka urdhëruar njerëzit që të mos e krahasojnë atë me yllin e Barcelonës, Andres Iniestan.

Sport

30/03/2015 23:46

Edhe pse ndihet i privilegjuar, Isco u ka ndaluar njerëzve që ta krahasojnë atë me yllin e Barcelonës, Andres Iniestan.

“Është një nder që njerëzit janë duke më krahasuar me Iniestan, sepse ai ka arritur shumë gjëra në futboll”, tha Isco në konferencë për shtyp.

“Por, siç kam thënë më herët, mua nuk më pëlqejnë këto krahasime. Iniesta është Iniesta ndërsa unë jam Isco. Jam një tjetër person dhe tjetër lojtar”.

“Dëshiroj që ta shkruaj emrin tim në historinë e klubit dhe të Spanjës”, përfundoi mesfushori i Realit.