Isco: Ja pse jam përmirësuar

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka thënë se paraqitjet në pozitën e re në qendër të mesfushës e kanë ndihmuar që të përmirësohet edhe më tepër.

Sport

10/12/2014 15:13

Ylli i Real Madridit, Isco, beson se paraqitjet në qendër të mesfushës e kanë përmirësuar si futbollist.

Sami Khedira e Luka Modric vuajnë nga forma jo e mirë fizike, duke detyruar Carlo Ancelottin që t’i konsiderojë opsionet e tij në mesfushë.

Isco ka shfrytëzuar besimin e trajnerit dhe ka shkëlqyer me paraqitje të mira në periudhën e fundit.

“Ne kemi disa lëndime por trajneri e ka menaxhuar ekipin shumë mirë”, deklaroi Isco për faqen zyrtare të klubit.

“Paraqitjet në qendër të mesfushës më kanë ndihmuar të bëhem futbollist më i kompletuar. Dua të vazhdoj të ndihmoj skuadrën në qdo mënyrë të mundshme”, u shpreh ai.