Isco e pret Juventusin

Tashmë është bërë e ditur se Isco Alarcon do të largohet nga Real Madrid.

Sport

19/02/2019 10:37

Isco Alarcon nuk është i lumtur me situatën te Real Madrid, andaj po e kërkon largimin.

Spanjolli është duke u kërkuar me ngulm nga Juventusi, ndërsa madrilenët i duan 100 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ e di se do ta ketë shumë të vështirë transferimin e Iscos, pasi edhe Manchester City dhe Chelsea janë në garë.

Transferimi i spanjollit te Juventusi do të varet edhe nga dëshira e Cristiano Ronaldos, andaj mbetet të shihet nëse ai do të kalojë në ‘Allianz Stadium’. /Lajmi.net/