Isco dhe Puyol nga minuta e parë

Afrohet gjithnjë e më tepër finalja e madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës në Copa del Rey që do të nisë në ora 21:30. Dhe, tashmë kanë filluar të vijnë njoftimet e para mbi formacionet bazë që do të aktivizojnë trajnerët Gerardo Martino dhe Carlo Ancelotti. Sipas Cadena Cope, mund të ketë befasi tek të…

Sport

16/04/2014 16:22

Afrohet gjithnjë e më tepër finalja e madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës në Copa del Rey që do të nisë në ora 21:30.

Dhe, tashmë kanë filluar të vijnë njoftimet e para mbi formacionet bazë që do të aktivizojnë trajnerët Gerardo Martino dhe Carlo Ancelotti. Sipas Cadena Cope, mund të ketë befasi tek të dyja skuadrat.

Në Real Madrid, Isco mund të zë vendin e Asier Illarramendit.

Kurse, në anën tjetër, kapiteni Carles Puyol ka mundësi të luajë nga minuta e parë në vend të Marc Bartras ose Adrianos, pas mungesës së Gerard Pique për shkak të një lëndimi.

Puyol mund të zë vendin në qendër të mbrojtjes duke formuar dyshen me Javier Mascheranon.