Isco – Barcelona, “bombë” nga Spanja

Barcelona nuk ndahet assesi nga Isco.

Sport

26/05/2017 10:50

Sipas mediave spanjolle, klubi katalunas do të tentojë deri në fund për të marrë mesfushorin e Real Madridit.

Informacionet e fundit konfirmojnë ofertën finale të Barcelonës, e cila tashmë ndodhet në tavolinën e Iscos, përcjellë “Lajmi.net”.

Futbollisti pritet të marrë vendimin e madh pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Në fakt, kjo finale mund të ketë rol të madh në të ardhmen e Iscos, pasi që mesfushori pret të luajë nga fillimi, me vendin e tij që rrezikohet pas kthimit të Gareth Bale nga lëndimi. /Lajmi.net/