Isaac Carew i dashuruar pas ushqimit tradicional në Kosovë

Bashkë me Dua Lipën, Prishtinë qëndroi edhe i dashuri i saj, Isaac Carew.

ShowBiz

12/08/2018 17:36

Meqë ishin tash e sa ditë në vend, ata kanë pasur mundësinë të vizitojnë vende të ndryshme dhe të ushqehen me specialitetet tradicionale në vend, shkruan lajmi.net.

Isaac Carew ka postuar në profilin e tij në Instsgram disa imazhe përmes së cilave tregonte se po shijon këto ushqime.

Atij duket se i kishte lënë mbresa tradicionalja e vendit, pasi edhe vetë merret me kuzhinën.

“Më në fund disa ushqime tradicionale kosovare”, ka shkruar i dashuri i këngëtares mbi fotografi. /Lajmi.net/

Finally some traditional Kosovan food

A post shared by ISAAC CAREW (@isaaccarew) on