Isa Xhemajlaj: Do t’i shfuqizoj vendimet e dëmshme të Lladrovcit

Kandidati i NISMA për Kosovën për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se nëse i fiton zgjedhjet më 22 tetor, ndër vendimet e para që do t’i marrë si kryetar komune do të jetë shfuqizimi i disa vendimeve të kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, të cilat ai i cilësoi si të dëmshme për bizneset në Drenas.

Lajme

21/09/2017 22:01

“Vendimet e para do t’i marr për shfuqizimin e vendimeve të kryetarit aktual të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht bizneset me vendime që nuk i ka bërë asnjë komunë tjetër. Të gjobiten dhe dënohen aq shumë bizneset, mendoj që nuk ia kanë borxh askujt. Do të shfuqizohen edhe vendimet tjera që kanë shkuar në dëm të qytetarit”, tha Xhemajlaj në DebatPernime për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra.

Xhemajlaj tha se NISMA për Kosovën është “partia më serioze” për ta qeverisur Drenasin në katër vitet e ardhshme.

“Kam një përvojë të jashtëzakonshme në institucione të ndryshme”, tha ai.

Xhemajlaj kritikoi qeverisjen 17 vjeçare të PDK-së në Drenas.

“Një qeverisje 17 vjeçare ka degraduar shumë në Drenas dhe kulmi ka ardhur në këto muajt e fundit”, shtoi ai.

YouTube player