‘Isa s’ka guxim’

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, i cili sot ka qenë pjesëmarrës në protestën e sotme të organizuar nga opozita, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se Jabllanoviqi nuk është problemi më i madh i Kosovës.

Lajme

24/01/2015 18:39

Haradinaj ka thënë se kryeministri Mustafa, nuk ka guxim që ta shkarkojë Jabllanoviqin. 

“Më bëri përshtypje deklarata e Isës se nuk është problem i vetëm Jabllanoviq, po pajtohem me të, sepse sa po kuptoj unë, dhe me sa u pa sot në Prishtinë, duket kjartë se problem është mosguximi i Isës me shkarku një ministër Serb që hapur fyen popullin tonë!”.