Isa Mustafën dikur e sulmonin me vezë e quanin tradhtar, VV tash i kërkon bashkëqeverisje (Video)

Derisa po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, kryeministrit në detyrë dhe kryetarit i LDK-së, Isa Mustafës, i fluturonin vezët mbi kokë, që i gjuante grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Lajme

11/08/2017 22:25

Madje Mustafa quhej me fjalët më të rënda, si një tradhtar i kombit dhe një njeri që e ka shit Kosovën.

Në protesta të opozitës, që iu printe Vetëvendosje, u hedhën bomba molotovi në shtëpinë e kryeministrit, Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Pamjet që dolën, shiheshin protestuesit duke kallur hyrjen e shtëpisë së Isa Mustafës, që gjendet te Xhamia e Llapit, në hyrje të Prishtinës.

Tash LDK-jë për Vetëvendosjen është parti që mund ta nxjerr Kosovëen nga kriza dhe ta qoj PDK-në në opozitë.

Të gjitha pothuajse anëtarët e VV-së kanë harruar të bëmat ndaj Mustafës, duke kërkuar shlyerjen e histroisë së kaluar.

Ndërsa për këto, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përjashtojë çdo mundësi bashëpunimi më VV-së derisa kjo e fundit mos të kërkojë falje, shkuan lajmi.net.

E Glauk Konjuifca, homolog i Hotit në VV tha sonte në RTK se LDK-ja po ia rrit pazarin vetit duke vendosur kushte.

Ai duke folur në RTK ka thënë se deklaratat e fundit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, se VV duhet t’i kërkojë falje Isa Mustafës, janë bërë për qëllime që i shkojnë për shtai PAN-it.

“Përgjithësisht LDK nuk shfaq vullnet të fortë për bashkëpunim. Siç duket ata kanë qenë më shumë të interesuar rreth seancës, por jo ta zgjerojmë bashkëpunimin drejt krijimit të një qeverisje. Kjo neve na çudit, sepse nëse LDK është e përcaktuar kundër LDK dhe nëse dëshiron ta qon PDK në opozitë, ata mendoj se e kanë vetëm një opsion, një koalicion me VV. Deklarata e fundit e Hotit janë bërë me qëllim dhe i shkon për shtati koalicionit PAN”, ka thene Konjufca, shkruan lajmi.net.

YouTube player
YouTube player
YouTube player