Isa Mustafa vizitoi Dioqezën Ortodokse në Prizren

Kryeministri Isa Mustafa, ka qëndruar të martën në Prizren, ku ka vizituar Dioqezën Ortodokse, me rastin e shënimit të Vitit të Ri ortodoks.

Lajme

13/01/2015 17:53

Kryeministri Mustafa është pritur nga Peshkopi Teodosije, me ç’rast i ka uruar këtë festë, si dhe ka përcjellë mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.

Kryeministri Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkretë që lidhen me fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Mustafa dhe të pranishmit në këtë pritje, të organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre për avancimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë.