Isa Mustafa u drejtohet përfaqësuesve të 40 shteteve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas pak do mbaj fjalim para rreth 2500 pjesëmarrësve në kongresi e Partive Popullore Evropiane.

Lajme

29/03/2017 16:09

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

“Kryeministri Isa Mustafa pas pak, do të mbajë fjalim për rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete, përfshirë Kryeministra e Presidentë të shteteve më të fuqishme evropiane. Në fjalën e tij, Kryeministri do të flasë për masat e ndërmarra për zhvillimin ekonomik të vendit, për nevojën që Kosova të trajtohet si e barabartë, që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm. Njohja e pavarësisë nga pesë shtetet anëtare të BE-së do të jetë një pikë e veçantë e fjalës së tij”, ka shkruar Abrashi, transmeton lajmi.net.