Isa Mustafa: Sot duhet të turpërohen ata që penguan liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar të gjithë ata që dolën kundër demarkacionit me Malin e Zi, duke i lënë fajtor për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajme

08/12/2016 20:34

Sot Bashkimi Evropian njoftoi se Ukraina dhe Gjeorgjia, që ishin në fazë të njëjtë me Kosovën, kanë plotësuar kriteret për liberalizim, ndërsa Kosovës i duhet të plotësojë edhe dy kritere tjera, luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Sot është dita kur duhet të turpërohen të gjithë ata që duke shpikur dhe duke u bërë avokat të një kauze të rrejshme penguan liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia fituan për qytetarët e tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook.