Isa Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e bashkëshortes së Fehmi Aganit

Me rastin e vdekjes së Sadije Agani, bashkëshortes së dëshmorit të kombit, Akademik Fehmi Agani, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, përmes një telegrami, ka ngushëlluar Familjen Agani.

Lajme

18/07/2018 11:18

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuar Familje Agani ,

Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës Sadije, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e familjares suaj.

Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë zonjën Agani si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një veprimtare të dalluar në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Agani dhe të ishnënkryetarit njëherësh antarit shumëvjeqar të kryesisë së LDK-së, Fehmi Agani.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!