Isa Mustafa: Shpend Ahmeti s’punoi asgjë, vetëm bëri propagandë

Isa Mustafa pasi dorëzoi sot detyrën e kryeministrit i është kthyer zgjedhjeve lokale. Ai ka komentuar qeverisjen lokale të Prishtinës e të Prizrenit. Shpend Ahmeti, sipas tij, as nuk qeverisi, por propagandoi, ndërsa Prizreni u keqqeveris nga Partia Demokratike.

Lajme

11/09/2017 19:03

“Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK. Në fakt, Prishtina as që u qeverisë. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kreu i Lidhjes Demokratike, thotë se zgjedhja e duhur për këto dy komuna të mëdha janë kandidatët e partisë së tij, duke përmendur vlerat që ata kanë.

“Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera tē punës. Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka”, është shprehur Mustafa.