Isa Mustafa: Respektin qytetarëve ua kthejmë me punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se respektin qytetarëve do t'ua kthejnë me punë dhe përgjegjësi.

Lajme

24/10/2017 11:15

“LDK nuk fitoi në këto zgjedhje nga lavdërimi dhe as për tu lavdëruar”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Respekti i qytetarëve kthehet me punë dhe me përgjegjësi”.

“Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu”./Lajmi.net/