Isa Mustafa paraqitet në publik pas afro 8 muajsh /FOTO-VIDEO

Ka nisur para pak çastesh mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në këtë mbledhje për herë të parë që nga janari i këtij viti është parë edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Lajme

07/08/2018 18:11

Mustafa i cili u sëmur në fillim të vitit, për muaj të tërë qëndroi për shërim në Gjermania.

Pas kthimit, ai deri më sot asnjëherë nuk u paraqit publikisht. Mbledhjet e partisë u mbajt në shtëpinë e tij, shkruan lajmi.net.

Pas mbledhjes së Kryesisë është paraparë që Mustafa të deklarohet para mediave.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar për këtë mbledhje dhe do ta përcjellë live me video deklaratën e parë të Mustafës. /Lajmi.net/