Isa Mustafa nesër mbledh kryetarët e degëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të saj.

Lajme

14/10/2018 23:26

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka ftuar në një mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për  media, LDK-ja ka bërë të ditur se mbledhja me kryetarët e degëve të do të mbahet nesër me fillim prej orës 17:00.

Se a është kjo një mbledhje e rregullt e kryetarëve të degëve të LDK-së apo, kjo nuk është bërë e ditur nga ky subjekt politik. /Lajmi.net/