Isa Mustafa në Gjermani po trajtohet me fizioterapi

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është duke qëndruar në Gjermani ku po vazhdon trajtimin mjekësor pas një problemi që i është paraqitur.

Lajme

17/01/2018 20:15

 

Këshilltari i tij, Besnik Berisha ka thënë për lajmi.net se gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit.

“Është në gjendje stabile dhe  drejt përmirësimit. Fizioterapia është duke i vazhduar dhe rezultatet janë evidente kërkohet që edhe në ditët në vijim të vazhdohet e njëjta”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, deri në fillimin e javës së ardhshme kuptohet se edhe sa ditë Mustafa duhet ta vazhdoj qëndrimin në fizioterapi.

Kujtojmë se javën e kaluar Isa Mustafa është shtrirë një spital në Prishtinë për shkak të një gripi, por me pas gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka vazhduar trajtimin në Gjermani./Lajmi.net/