Isa Mustafa, kryetar i zgjedhur në seancë të kontestuar konstituive

Radio Televizioni i Kosovës i ka dhënë urdhër redaktorëve të vet që Isa Mustafën ta quajnë krzetar i zgjedhur në seancën e kontestuar konstituive deri në zbardhjen e mendimit të Gjykatës Kushtetuese

Lajme

21/07/2014 23:12

Të nderuar redaktorë. Duke marrë për bazë se gjykimi editorial në nivel të RTK-së të jetë i njëjtë, është vendosur që Isa Mustafa të quhet kryetar i zgjedhur në seancë të kontestuar konstituive. Kjo vlen deri në një mendim të Gjykatës Kushtetuese, është përmbajtja e porosisë që u është dërguar të gjithë redaktorëve të TV publik, raporton Almakos.

Redaktorët janë treguar të kujdesshëm dhe menjëherë e kanë vënë në zbatim urdhrin, ngaqë në lajmet e tyre Isa Mustafa prezantohet si“kryetar i zgjedhur në seancë të kontestuar konstituive”.