Isa Mustafa: Koalicioni LAA nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka thënë se LDK-ja dhe koalicioni LAA nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, dhe gjithashtu nuk bashkëpunojnë me koalicioni PAN.

Lajme

25/07/2017 20:36

Ai ka thënë se Veseli ishte njëri nga iniciatorët e prishjes së marrëveshjes me LDK-në, dhe se nuk dëshirojnë ta votojnë një njeri të tillë, shkruan lajmi.net.

“Ne e kemi qëndrimin që në asnjë rast nuk bëjmë koalicion me PAN-in, dhe poashtu nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Konsiderojmë se ai ishte njëri nga njerëzit që e prishi marrëveshjen, dhe ai ka vënë interesat personale para shteti”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.

I pyetur për deputetët që individualisht mund ta votojnë Qeverinë HAradinaj, ai tha se nuk flet për sjelljet individuale të askujt.

Kurse për koalicion me Vetëvendosjen ai ka shtuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë e ka lënë të hapur këtë mundësi. /Lajmi.net/