Isa Mustafa i shpreh ngushëllime familjes Këpuska nga Gjakova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Këpuska dhe degës së LDK-së në Gjakovë për ndarjen nga jeta të aktivistit shumëvjeçar, Nazim Këpuska - Ximi.

Lajme

29/07/2018 22:27

Nazim Këpuska ishte shumë vite anëtar i kryesisë së LDK-së në Gjakovë, i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së.

“LDK-ja dhe qytetarët e Gjakovës do ta përkujtojnë përherë veprën e Nazim Këpuskës dhe veprimtarinë e tij në shërbim të qytetit të Gjakovës”, thuhet në telegram./Lajmi.net/