Isa Mustafa e do Opozitën në dialogun me Serbinë

Kryeministri Isa Mustafa, ka komentuar katërvjetorin e marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajme

19/04/2017 11:38

Me këtë rast Mustafa, ka shprehur rezervat e tij lidhur me atë se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi Asociacionin jep përgjigje të saktë se si të themelohet bashkësia e komunave me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.

Në një diskutim shefi i Qeverisë ka kritikuar serbët pjesë e qeverisë së tij që sipas Mustafës, nuk janë të interesuar për të nisur një punë rreth themelimit të Asociacionit.

Po ashtu Mustafa ka pranuar se e do opozitën në procesin e dialogut me Serbinë, derisa sipas tij duhet një marrëveshje tjetër për implementimin.

Nga ana e saj shefja e BE-së për Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se s’ka rrugë tjetër përpos dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ajo ka thënë se me marrëveshjen në Bruksel para katër vjtësh mes Daçiqit dhe Thaçit atëherë kryeministra, është arritur të bëhet Integrimi i Veriut si dhe lehtësimi i jetës së njerëzve në të dyja anët,