“Isa Boletini” bën bashkë Kadri Veselin e Jakup Krasniqin (Foto)

Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini ka bërë bashkë dy nga kundërshtarët më të mëdhenj politik, zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovë”, Jakup Krasniqi.

Lajme

10/06/2015 17:28

Në fotografi shihen të dy politikanët që bisedojnë në mes vete dhe në praninë e tyre është edhe drejtorin e KIPRED-it, Lulzim Peci, raporton lajmi.net

Ceremonia e rivarrimit të Isa Boletnit është mbajtur sot në Mitrovicë, për të vazhduar më pastaj edhe në fshatin Boletin që gjendet në veri të Kosovës në komunën e Zveçanit.