Isa Boletini do të varroset pa rite fetare

Lajmin se nesër në Boletin nuk do të ketë falje të namazit të xhenazes, e ka konfirmuar për Klan Kosova, hoxha Asllan Murati, i cili është kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar nga viti 1998.

Lajme

09/06/2015 17:07

“Të gjitha ritet fetare që duhen për varrimin e një myslimani janë kryer pas vrasjes së heroit, më 23 janar të vitit 1916″, ka thënë imami i Xhamisë së Zallit në Mitrovicë.

“Nesër do të ketë vetëm një lutje fetare, e cila do të bëhet nga përfaqësues së Bashkësisë Islame”.