IS sulmon konsullatën amerikane në Irak (Video)

Tre persona janë vrarë nga sulmi me bombë që organizoi Shteti Islamik e që kishte cak konsullatën e SHBA-ve në qytetin Erbil të Irakut.

Bota

18/04/2015 08:48

Mediat amerikane raportojnë se sulmi ka ndodhur nga një kerr-bombë, i vendosur nga IS. Por bëhet e ditur se asnjë nga personeli amerikan nuk është lënduar nga ky sulm.

Departamenti i Shtetit, në një komunikatë për medie, ka theksuar se vetura bombë ka shpërthyer para hyrjes së fortifikuar të konsullatës.

Regjioni kurd në Irak është një partner i rëndësishëm i koalicionit amerikan në kampanjën për të shkatërruar Shtetin Islamik që po kërcënon të marrë edhe qytetin Erbil.

YouTube player