IS publikon video pas sulmeve në Paris: Do të keni frikë të shkoni në treg

Shteti Islamik (IS) ka publikuar një video incizim, përmes së cilit kërcënojnë se do të vazhdojnë me sulme në Francë, përderisa ky shtet të mos ndalojë bombardimet ndaj tyre në Siri e Irak, raporton Reuters.

Bota

14/11/2015 11:39

Ky incizim është publikuar disa orë pas sulmeve në Paris, ku mbetën të vrarë të paktën 150 njerëz.

Në video shihet një militant i IS-it i cili thotë se “përderisa forcat aletare bombardojnë IS-in, ata nuk do të jetojnë në paqe”. Shteteve evropiane u dërgojnë mesazhe se “nuk do të jetë të qetë të frekuentojnë as tregjet”, transmeton lajmi.net.

Terroristët thonë se njerëzit do të kenë frikë të shkojnë në dyqane. Ende nuk dihet se kur është xhiruar kjo video, por publikut i është ofruar të shtunën.

Askush deri më tani nuk ka  marr përgjegjësinë për sulmet e mbrëmshme në Paris. Dihet vetëm se gjatë sulmit, terroristët kishin thirrur “Alahu Akbar” dhe thuhet se gjithashtu kanë thënë se “Kjo është për Sirinë!”.

Këtu mund ta shihni videon e publikuar /lajmi.net.