IS i vë zjarrin rafinerisë më të madhe të Irakut

Xhihadistët e grupit islamik IS i kanë vënë zjarrin rafinerisë Beiji, që është më madhja në Irak.

Bota

26/05/2015 21:13

Rafineria është e vendosur në rrugën midis bastionit të grupit islamik, qytetit Mosul dhe kryeqytetit irakian, Bagdad, transmeton TetovaSot.

Rafineria më e madhe e Irakut mbrëmë ishte e mbuluar plotësisht nga flakët dhe është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Ky grup i armatosur i vuri zjarrin disa pjesëve të rafinerisë për të parandaluar avancimin e ushtrisë irakiane në drejtim të kësaj rafinerie.

Ata kanë shpërthyer të paktën nëntë automjete të mbushura me bomba, duke vrarë dhjetëra trupa irakiane dhe të milicive shiite.