Irving e ka telefonuar LeBron James-in për t’i kërkuar falje

LeBron James dhe Kyrie Irving ishin një nga dyshet më spektakolare në ligën e NBA.

Sport

17/01/2019 21:15

Ata ishin të pandalshëm në Cleveland Cavaliers, ku edhe fituan një titull kampioni për skuadrën e tyre.

Megjithatë, ishte Kyrie Irving ai që zgjodhi t’i ndajë rrugët me LeBron James, duke shkuar në Boston Celtics, për tu larguar nga hija e “mbretit”.

Ai madje kishte lëshuar disa kritika kur situata ishte “e nxehtë” menjëherë pas largimit, kritika këto që për cak kishin James-in.

Por, së fundmi, Irving ga bërë një gjest befasues, duke e telefonuar bashkëlojtarin e tij të dikurshëm për t’i kërkuar falje.

“Duhej ta telefonoja Bron-in… I kërkova falje që isha ai lojtari i ri që donte të kishte të gjitha meritat” ka thënë Irving, transmeton lajmi.net.

Ai tutje ka thënë se është e vështirë të luash krahas LeBron sepse ai është thuajse perfekt, dhe kësisoj duhet që ti të japësh maksimumin dhe nganjëherë nuk mjafton.

Kujtojmë se një nga paraqitjet më spektakolare të Irving – LeBron ishte ajo kundër Golden State, kur të dy shënuan 40+ pikë. /Lajmi.net/