Irritohet Labi: Mos më gjykoni, jam shqiptar, me fe islame (Foto/Video)

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka shprehur irritimin e tij me komentet në rrjete sociale.

ShowBiz

04/10/2015 10:45

Labinot Tahiri në emisionin “Me Shukin” kishte deklaruar se kombi për të është më përpara se feja, çka ka nxitur një valë reagimesh nga fanatikët e fesë islame.

Megjithatë, Labinot Tahiri mbron qëndrimin e tij, duke thënë se ai është shqitpar dhe është i lumtur që ka nacionalitetin që e ka me fenë islame e besimin në Zot, transmeton Telegrafi.

Madje Labi potencon se të gjitha i ka fituar me djersë dhe për këtë e falënderon pikërisht Zotin, që e lindi për të kënduar për shqiptarë dhe që i ka dhënë atë që ka sot.

Postimi i plotë i Labit:

labi 1

Video Intervista:

YouTube player