Ironizon Mehmeti: Mali i Zi në NATO, Maqedonia feston Ditën e Drurit

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ermira Mehmeti, e ka vlerësuar si një hap të madh dhe shumë të rëndësishëm për Malin e Zi dhe për rajonin ftesën për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Lajme

02/12/2015 13:07

Por ajo me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar dhe irronizuar me autoritetet në Maqedoni, ku është shprehur se në ditën që Mali i Zi mori ftesën për anëtarësim në aleancën veri-atlantike, shteti maqedon feston Ditën e Drurit .

“Sot Mali i Zi merr ftesën për anëtarësim në NATO. Hap i madh dhe shumë i rëndësishëm për Malin e Zi dhe për rajonin. Ndërkohë, Maqedonia, e ndodhur në qorrsokak për shkak të qeverisjes jodemokratike, vazhdon me politikën ‘në vendnumëro’. Sot Maqedonia shënon Ditën e Drurit. Çdo koment i mëtejmë është i tepërt”, shkruan deputetja Mehmeti.